Normalizohet problemi me nxemjen qendrore në Shkup

Shkupi

Normalizohet problemi me nxemjen qendrore në Shkup

Më: 12 janar 2017 Në ora: 20:48
Ilustrim

Shpërndarja e nxemjes qendrore në pjesën qendrore të Shkupit dhe një pjesë të Komunës së Karposhit është normalizuar, njoftojnë nga “Balkan Energy Group”.

“Ekipi i “Balkan Energy Group” kanë rregulluar shpërndarjen e nxemjes qendrore për shfrytëzuesit në pjesën qendrore të Shkupit dhe një pjesë të Komunës së Karposhit. Shfrytëzuesit e nxemjes qendrore në këto pjesë, po marrin në mënyrë normale nxemjen qendrore”, thuhet në kumtesën e “Balkan Energy Group”.

Nga “Balkan Energy Group” thonë se për shkak se bëhet fjalë për një defekt të madh, ekipet e tyre do të qëndrojnë edhe gjatë natës në terren për të riparuar tërësisht problemin me nxemjen qendrore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat