Ndodh në Shkup: Autobusi ngec në borë, pasagjerët mundohen ta shtynë

Shkupi

Ndodh në Shkup: Autobusi ngec në borë, pasagjerët mundohen ta shtynë

Më: 17 janar 2017 Në ora: 10:16
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dhjetëra njerëz me duar po mundohen të shtyjnë autobusin NP në Shkup që ishte bllokuar në dëborë.

Fotografia e autobusit të bllokuar është publikuar në rrjetet sociale.

Ndërsa disa nga komentet janë se shoferi i ka lutur udhëtarët për të ndihmuar, që autobusi të ngjitet sipër.

Bëhet fjalë për autobusin me numër 24, i cili ishte bllokuar pasi rruga kishte ngrirë pas reshjeve intensive që e kapluan Maqedoninë.

Megjithatë, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar se ngjarja ka ndodhur sonte.

Nga qyteti i Shkupit theksuan se të gjitha rrugët janë pastruar dhe janë hedhur sasi të mëdha të kripës në rrugë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat