Vërshohet nga uji Qendra Tregtare e Shkupit

Shkupi

Vërshohet nga uji Qendra Tregtare e Shkupit

Më: 17 janar 2017 Në ora: 17:35
Qendra Tregtare e Shkupit

Qendra Tregtare e Qytetit në Shkup sot është vërshuar nga uji, pasi që ka pëlcitur një nga hidrantet në pjesën te kafenetë.

Nuk dihen arsyet e defektit, megjithatë kompetentët e Qendrës Tregtare menjëherë kanë shpejtuar që ta mbyllin hidrantin dhe ta mënjanojnë defektin.

Megjithatë, uji është shpërndarë në tërë katin përdhesë, gjë që më pas shërbimet kompetente nëpërmjet pompave e kanë mbledhur. Ka pasur rrezik që uji të futet nëpër dyqane, por për fat të mirë ajo nuk ka ndodhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat