Përsëri hidhen 155 tonë kripë nëpër rrugët e Shkupit

Shkupi

Përsëri hidhen 155 tonë kripë nëpër rrugët e Shkupit

Më: 19 janar 2017 Në ora: 10:12
Ilustrim

Ekipet e shërbimit dimëror të Qytetit të Shkupit gjatë natës, deri në mëngjes kanë hedhur 155 tonë kripë në bulevardet dhe rrugët e qytetit, veçanërisht në vendet më kritike, me qëllim për të parandaluar paraqitjen e ngricave.

Siç kumtoi Qyteti i Shkupit, ekipet e shërbimit janë në terren dhe pastrojnë borë dhe akullin nga rrugët dhe trotuaret, kurse kryetari i Qytetit Koce Trajanovski gjatë gjithë natës ishte në terren për ta ndjekur punën e ekipit.

‘Apelojmë deri te qytetarët, pronarët e objekteve dhe shtëpive që tu përmbahen detyrimeve ligjore për pastrimin e borës’, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat