Edhe një njeri gjendet i vdekur në Shkup

Shkupi

Edhe një njeri gjendet i vdekur në Shkup

Më: 19 janar 2017 Në ora: 12:45
Ilustrim

Mbrëmë rreth orës 20.30 në rrugën ”Petar Pop Arsov” në Shkup është gjetur i vdekur person i vdekur i moshës 55 vjeçare me iniciale D.I nga fshati Koliçan i epërm.

Vdekjen e kanë konstatuar mjekë të ndihmës së shpejtë.

Nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri në vdekjen e personit 55 vjeçar.

Me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike trupi është dorëzuar në Institutin për mjekësi ligjore në Shkup për të gjetur shkaqet e vdekjes nga mjekët ligjor nëpërmjet obduksionit.

Përndryshe, edhe dje është gjetur një kufomë në Shkup që kishte shenja dhune në trup, plumb në kokë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat