Rrahje masive gjatë hedhjes së kryqit në Shkup

Shkupi

Rrahje masive gjatë hedhjes së kryqit në Shkup

Më: 19 janar 2017 Në ora: 13:43
Foto

Sot në Maqedoni festohet dita e hedhjes së kryqit për besimtarët ortodoks dhe si çdo vit tjetër, edhe këtë herë festa nuk ka kaluar pa incidente.

Në Shkup, përveç riteve fetare ka pasur edhe një zënkë masive në mes besimtarëve që prisnin për të kapur kryqin.

Zënkën janë munduar ta ndalojnë pjesëtarët e sigurimit të angazhuar nga kisha ortodokse në Maqedoni por kjo grindje e prishi festën e tyre.

Merret vesh se personi që ka shkaktuar zënkën është gazetari Aleksandar Spasovski apo siç ndryshe njihet ”Sarma” i Televizionit kombëtar ‘Sitel’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat