Qytetarët e Shkupit të shqetësuar nga ajri i ndotur

Shkupi

Qytetarët e Shkupit të shqetësuar nga ajri i ndotur

Më: 19 janar 2017 Në ora: 19:41
Ilustrim

Hulumtimi i fundit i Institutit për Shëndet Publik dhe shifrat alarmuese për 1.300 të vdekur çdo vit nga ajri i ndotur në Shkup, kanë shqetësuar pa masë qytetarët e kryeqytetit. Shkupi është një ndër qytetet më të ndotura të Europës nëse merren parasysh grimcat PM 2.5. Kjo ndikon që 30 deri më 35 për qind të sëmundjeve të shkaktohen si pasojë e ndotjes së ajrit.

“Kjo ndikon shumë në shëndet. Për ndotje e para është Prishtina, pastaj Shkupi. Duhet të rregullojnë ajrin pak, duhet t’i shikojnë veturat, sepse karburanti është më i keq”, u shpreh një qytetar.

Qytetarët gjithashtu apelojnë deri tek institucionet kompetente që të angazhohen maksimalisht për pastrimin e ajrit, për shkak se është me rëndësi për shëndetin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat