Komuna Qendër: Projekti “Shkupi 2014” filloi të rrënohet

Shkupi

Komuna Qendër: Projekti “Shkupi 2014” filloi të rrënohet

Më: 21 janar 2017 Në ora: 23:38
Shkupi

Komuna Qendër nëpërmjet një komunikate iu përgjigj pres konferencës të këshilltarit të VMRO-së, Ilija Ilijovski.

“Këshilltari Ilijovski duke mbajtur konferencën në sheshin Jadran, me siguri ka qëndruar nga një nga shumë pllaka të thyera, të cilat u shndërruan në një pamje për punën e drejtuesve të kësaj partie.

Materiali i ndërtimit në punimet me jo kualitet të lartë, janë projekte të kësaj partie në komunën Qendër, gjëra që tani më janë mirë të njohura edhe për qytetarët.

Puna kriminele është e kësaj partie, e cila harxhoji 600 milion euro në projektin po ashtu kriminel “Shkupi 2014”, i cili tani më veç se filloi të rrënohet.
Udhëheqësia lokale e VMRO-së gjatë kohës së qeverisjes 13 vjeçare e shndërroi komunën Qendër në një njësi qeveritare për larje parash në shërbim të Gruevskit.

Për këtë në Qendër asnjëherë më nuk do të vinë në krye pasi që kanë humbur me më shumë se 8 mijë e 500 vota në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Fuqishëm besojmë se më në fund po vjen koha që të gjithë ata që kanë qenë të kyçur në krimin buxhetor të historisë së Maqedonisë, të përgjigjen për krimet e tyre”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat