Bashkia e Shkupit vazhdon me pastrimin e rrugëve dhe trotuareve

Shkupi

Bashkia e Shkupit vazhdon me pastrimin e rrugëve dhe trotuareve

Më: 22 janar 2017 Në ora: 14:17
Ilustrim

Gjithë sheshet dhe rrugët të cilat janë nën kompetencë të Bashkisë së Shkupit janë të pastruara dhe të kalueshme, ndërsa në disa lokacione ekipet e shërbimeve dimërore të Bashkisë së Shkupit punojnë me makinat e tyre për largimin e borës nga korositë.

Nga Bashkia e Shkupit informojnë se përveç korosive, ekipet e ndërmarrjes gjatë ditëve të kaluara i kanë pastruar edhe trotuaret. Për pastrimin e trotuareve janë angazhuar 100 punëtorë nga NP “Higjiena Komunale” dhe 80 nga NP “Gjelbërime dhe parqe”.

Nga Bashkia gjithashtu thonë se ekipet në terren e ndjekin gjendjen dhe intervenojnë sipas nevojës dhe ju bënë thirrje vozitësve të kenë kujdes gjatë vozitjes dhe tu përshtaten korosive dhe kushteve dimërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat