Trajanovski: 2016 vit i suksesshëm për Qytetin e Shkupit

Shkupi

Trajanovski: 2016 vit i suksesshëm për Qytetin e Shkupit

Më: 24 janar 2017 Në ora: 14:04
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, vitin 2016 e ka vlerësuar si vit i suksesshëm për projektet e realizuara në Qytetin e Shkupit.

Sipas tij, vitin e kaluar qyteti ka realizuar projekte të rëndësishme për infrastrukturën të cilat janë të një rëndësie të madhe për qytetarët e Shkupit, kurse një pjesë e tyre të cilat kanë filluar në vitin 2016 do të përfundojnë në prill-maj të këtij viti.

Sipas Trajanovskit disa projekte si bulevardi në Kisella Vodë do të përfundojë në maj të këtij viti, duke radhitur edhe disa bulevarde tjera që duhet përfundojnë gjatë muajit maj.

Sipas tij, ky vit do të fillojë me projektimin e korsisë për këmbësorë nga ambasada e SHBA drejt Vizbegut, njofton AIM.

Trajanovski përveç rikonstruimeve në infrastrukturë ka thënë sot se kanë përfunduar edhe 17 projekte në 14 shkolla të cilave u është riparuar kulmi, dyshemeja dhe sanitaria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat