Ambasadori Garret: Reformat të jenë prioritet i Qeverisë së re të Shkupit

Shkupi

Ambasadori Garret: Reformat të jenë prioritet i Qeverisë së re të Shkupit

Më: 24 janar 2017 Në ora: 17:19
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shkup Charles Garret

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shkup Charles Garret thotë se prioritet kryesor i Qeverisë së re duhet të jenë zbatimi i reformave të Pribes. Në një intervistë për emisionin “360 gradë” të televizionit Alsat, Garrett tha gjithashtu se ekzekutivi duhet të fokusohet edhe te vërejtjet e Komisionit Evropian që kanë të bëjnë me kapjen e Institucioneve shtetërore.

"Detyra kryesore e Qeverisë së re duhet të jetë implementimi i asaj që Komisioni Europian e quajti 'kapje e Institucioneve shtetërore'. Ajo është detyrë e madhe, jo vetëm për miratimin e ligjeve shkel e shko, por për ndryshimin e sjelljes së Institucioneve dhe individëve. Lajm i mirë për Maqedoninë është se me qartësi dhe detaje është shënuar në raportin e progresit të Komisionit Evropian si dhe në reformat prioritare të Pribes, si dhe në marrëveshjen e Përzhinës. Në detaje është shkruar se çfarë duhet të bërë në sektorët konkret siç është gjykata, administrata publike, mediumet si dhe lufta kundër korrupsionit. Në raport theksohet edhe përgjegjësi e plotë për çështjet e përmendura në bisedat e përgjuara, hetim të plotë – deklaroi ambasadori Garrett.

Duke folur për çështjen e emrit, Garett tha se është kontest që Shkupi dhe Athina duhet të angazhohen më tepër për një zgjidhje.

"Lidhur me çështjen e emrit, është kontest jashtëzakonisht i rëndë për zgjidhje, që zgjatë çerek shekulli. Nga këtu, ndoshta tingëllon pak optimiste 3 vjet, por mund edhe të thoni që është diçka që patjetër duhet të zgjidhet mes Shkupit dhe Athinës, që Maqedonia si vend të ecë drejt qëllimit", tha Garet.

Çarlls Geret garantoi se bashkësia ndërkombëtare mbetet e fokusuar që të ndihmojë Maqedoninë në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat