Vazhdon kaosi me biletat elektronike në Shkup

Shkupi

Vazhdon kaosi me biletat elektronike në Shkup

Më: 24 janar 2017 Në ora: 20:53
Ilustrim

Vazhdojnë problemet me shfrytëzimin e transportit publik. Qytetarët nuk po arrijnë assesi të adaptohen me kartelat elektronike. Mungesa e kartelave elektronike nëpër autobusë, i detyron qytetarët të zbresin nga autobusi, ose të udhëtojnë pa pagesë, pas çka në rast se kapen nga kontrollorët, do të duhet të paguajnë dënime të mëdha.

Qytetarët e pensionuar të cilët kanë kartela vjetore nuk e kanë të njejtin problem, megjithatë ata i brengos fakti që familjarët e tyre, paguajnë çmime të larta për të udhëtuar, qoftë edhe relacione shumë të shkurtëra.

Televizioni Shenja rreth këtyre problematikave kontaktoi edhe Ndërmarrjen e transportit publik, megjithatë deri më tani, akoma nuk ka përgjigje. Nga 1 janari i këtij viti në transportin publik që funksionon në Bashkinë e Shkupit, është futur në përdorim sistemi elektronik i pagesës, i cili gjatë dy viteve të kaluar vazhdimisht ka qenë i promovuar nga drejtuesit e ndërmarrjes publike dhe vetë drejtuesve të Bashkisë së Shkupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat