Qytetarët e Shkupit ankohen për rrugë të papastruara nga akulli

Shkupi

Qytetarët e Shkupit ankohen për rrugë të papastruara nga akulli

Më: 28 janar 2017 Në ora: 16:13
Ilustrim

Moti i keq dhe reshjet e dëborës që përfshin vendin javë më parë vazhdonë të rëndojë jetën e qytetarëve. Në shumë komuna të Shkupit trotuaret janë të mbuluara nga shtresa e trashë e akullit. Situata është e ngjashme edhe në hyrjet e çerdheve dhe shkollave. Më të rrezikuar janë fëmijët dhe pleqtë të cilët me vështirësi mbajnë baraspeshën. Qytetarët e anketuar nga Alsat-M në lagjet Çair dhe Butel apeluan deri tek autoriteteve lokale që sa më shpejtë t’i pastrojnë rrugët.

“Nuk janë të pastruara frikësohen mos rrëzohem se nëse rrëzohem lëndoj ndonjë krahë apo këmbë dhe po frikësohem se ndoshta mos rrëzohem “, u shpreh një qytetar për Alsat-M.

Pavarësisht se situata në terren nuk ka ndryshuar fare shumë komuna në raportet e tyre njoftojnë se kanë harxhuar shumë para dhe mjete për ti pastruar në kohë rrugët.

Por 20 ditët e fundit është rritur numri i qytetarëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të thyerjeve apo lëndime të tjera trupore nga rrëshqitja në akull.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat