Klinika e Sëmundjeve Infektive në Shkup sëmundjen “Hepatiti C” do ta trajtojë në mënyrë moderne

Shkupi

Klinika e Sëmundjeve Infektive në Shkup sëmundjen “Hepatiti C” do ta trajtojë në mënyrë moderne

Më: 28 janar 2017 Në ora: 20:07
Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup

Këtë vit në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup do të aplikohet terapi më e re dhe bashkëkohore për trajtimin e “Hepatitit C”. Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor në Maqedoni, Saho Stefanovski, pas vizitës së sotme në këtë Klinikë informoi se me apkilikimin e kësaj terapie është rritur buxheti i Klinikës për Sëmundje Infektive për 10 milionë denarë në krahasim me vitin 2016 kur ka qenë 180 milionë denarë.

“Ky është një hap shumë i rëndësishëm në trajtimin e kësaj sëmundje në Maqedoni, për shkak se vendi jonë do të jetë ndër vendet e rralla në Evropë që do ta aplikojë llojin më modern të terapisë për “Hepatitin C”, deklaroi Stefanovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat