Gjykata Themelore Shkupi 1 reagon ndaj njoftimit të PSP-së

Shkupi

Gjykata Themelore Shkupi 1 reagon ndaj njoftimit të PSP-së

Më: 1 shkurt 2017 Në ora: 13:43
Gjykata Themelore Shkupi 1

Gjykata Themelore Shkupi 1 pas pohimeve të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) për bashkëpunim të vështirësuar me këtë gjykatë, sot kumtoi se gjykatësi veprojnë konform procedurave ligjore dhe Rregullores gjyqësore dhe se kjo në asnjë rast nuk e vështirëson punën e dikujt.

‘Në datën e theksuar nga ana e PSP-së, 20.01.2017 Prokurorja publike Lile Stefanova nga PSP derisa akoma ka zgjatur orari i punës në gjykatë, ka ardhur në gjykatë dhe është nisur drejtpërdrejtë tek gjykatësi kujdestar ndaj kërkesave që i ka pranuar në ora 16:05, pa i parashtruar prokurori të njëjtat përmes repartit pranues tek zyrtari i autorizuar, e që është në kundërshtim me Rregulloren për punë të gjyqit dhe thënieve të kryetarit të gjykatës, që të respektohet Rregullorja e punës gjatë pranimit të letrave në gjykatë, verifikim dhe formim i lëndeve dhe futje në AKMIS-sistemin elektronik në gjykatë’, qëndron në kumtesë Gjykata Themelore Shkupi 1, njofton AIM.

Prokuroria Speciale Publike dje me një njoftim për publikun ka treguar gjykatësit që nuk kanë dhënë dritë jeshile për kërkesat e kësaj prokurorie speciale.

Bëhet fjalë për gjykatës së Gjykatës Themelore Shkupi 1 të cilët nuk kanë dhënë urdhër për bastisje të disa vendeve dhe institucioneve që lidhen ngushtë me lëndë të hapur dhe lëndë që duhet të hapen nga kjo prokurori gjatë ditëve në vijim.

Nga shumë kërkesa për bastisje, nga PSP thonë se është dhënë leje që të bastiset vetëm në një vend në Shkup në lidhje me lëndën ‘Titanik’.

Bëhet fjalë për të gjykatësit: Elena Josifoviq, Aleksandra Pop Stefanija, Lubinka Basheska, Goran Boshevski dhe Vlladimir Pançevski.

”Vlladimir Pançevski, Lenka Davidtova dhe Diana Gruevska-Ilievsak kanë anuluar vendimet e gjykatësve tjerë për të kryer bastisje në lokacionet e nevojshme” thonë nga PSP. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat