Shkup, konferencë ndërkombëtare për kohezion social

Shkupi

Shkup, konferencë ndërkombëtare për kohezion social

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 13:37
Pamje nga konferenca ndërkombëtare për kohezion social

Konferencë treditore ndërkombëtare me temë “Çështja e emigracionit: politika e re evropiane për kohezion social”, mbahet në Shkup në organizim të Sindikatit të pavarur për arsim, shkencë dhe kulturë të Republikës së Maqedonisë – (SASHK), raporton Anadolu Agency (AA).

Në konferencë diskutohen temat për punëtorët dhe të drejtat e punës, ndërsa theks i veçantë do të vihet dialogut social dhe partneritetit.

Sipas kryetarit të SASHK-ut, Jakim Nedelkov, ky është një rast i shkëlqyer që me përfaqësuesit evropian të sindikatave të bëhet krahasim komparacion në lidhje me të drejtat e punës dhe dialogun social dhe partneritetin.

“Në këtë konferencë presim që të dalim me shumë përvoja të cilat do të kenë rëndësi të madhe, të shohim ku gjendet Maqedonia mbi këtë çështje. Të shohim si funksionojnë sindikatat evropiane dhe cili është drejtimi i tyre për tejkalimin e gjendjeve në Maqedoni, në fushën e sindikatave dhe partneritetit social”, deklaroi Nedelkov.

Ai shtoi se të drejtat e punës në Maqedoni do të përmirësohen kur sindikatat do të do të jenë funksionale, gjegjësisht kur do të kryejnë aktivitete të vërteta sindikale dhe do të angazhohen, siç tha, vetëm për të drejtat e punëtorëve.

Zëvendës-kryetari i Lëvizjes Punëtore Kristiane nga Italia (MCL) dhe bashkëkryetar i Qendrës Evropiane për Çështjet e Punës (EZA), Pjerxhorxhio Skiaçua theksoi se për shtetet që janë para hyrjes në BE më me rëndësi është dialogu social.

“Qëllimi i këtij takimi tonë është që të krijojmë partner edhe në këtë shtet, të cilët do të punojnë së bashku me ne në këtë kohezion social, meqë siç thash, kjo paraqet një nga shtyllat themelore të BE-së”, theksoi Skiaçua.

Sipas tij, në Maqedoni duhet shumë të punohet në këtë temë, por ai konsideron se duhet filluar nga bërthama e problemit. Në konferencën marrin pjesë përfaqësues nga sindikatat punëtore prej rreth 10 shteteve, në mesin e të cilave nga Shqipëria, Serbia, Sllovenia, Kroacia, BeH-ja, Italia dhe vendet tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat