Janë lënduar tetë persona në pesë aksidente në Shkup

Shkupi

Janë lënduar tetë persona në pesë aksidente në Shkup

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 11:17
Ilustrim

Tetë persona janë lënduar në pesë aksidente nga gjithsej 10 që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shkup. Në tetë aksidente është shkaktuar dëm material.

Dje nga ana e policisë së trafikut, janë sanksionuar 29 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, tre shoferë kanë kaluar në të kuqe në semafor, gjashtë shoferë e kanë drejtuar automjetin pa leje të qarkullimit ose pa regjistrim, si dhe shtatë shoferë të cilët nuk i janë përmbajtur kufizimeve, ndalesave dhe obligimeve të theksuara me shenjat e vendosura të komunikacionit. Janë hasur edhe 34 automjete të parkuara në mënyrë të papërshtatshme.

Me automjetin special “karrotrec” janë larguar 71 automjete.

Sot me fillim në orën 21:00 në “Metropolis Arena” Di Xhej Pol Van Dajk do të mbajë koncert.

Të shtunën me fillim në orën 17:30 në Qendrën sportive “Jane Sandanski” në kuadër të Ligës së kampionëve do të luhet ndeshja ndërkombëtare në hendboll midis Vardarit dhe Mets, Francë. Me qëllim të zhvillim papengesa dhe të sigurt të këtyre ngjarjeve, nga policia e trafikut do të merren masa të duhura për sigurim të komunikacionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat