Javën e ardhshme do të votohet rikthimi i linjave 9 dhe 19 në Shkup

Shkupi

Javën e ardhshme do të votohet rikthimi i linjave 9 dhe 19 në Shkup

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 12:59
Ilustrim

Vendimi i Këshillit të Bashkisë së Shkupit, për largimin nga qarkullimi i autobusëve publikë me numër 9 dhe 19, pritet të korrigjohet në seancën e radhës që do të mbahet më 16 shkurt.

Kaosi në transportin publik, i krijuar me largimin e këtyre dy linjave, ndoshta më të frekuentuara në qytetin e Shkupit, ka ndikuar që s’i rrallë herë deri më sot, këshilltarët shqiptar në këtë institucionet t’i harmonizojnë qëndrimet e veta dhe të reagojnë njëzëri ndaj diskriminimit dhe padrejtësisë që u është bërë një pjesë të bukur të banorëve të kryeqytet, të cilët kryesisht jetojnë në Çair, Butel dhe Shuto Orizare.

“Pasi kryetari i Bashkisë së Shkupit e pranoi se është bërë një lëshim lidhur me këtë çështje, ai bashkërisht me përfaqësues të Ndërmarrjes Publike “Transporti Publik Shkup” dhe Sektori për komunikacion që funksionon në kuadër të qytetit, e kanë formuar grupin punues, i cili gjatë periudhës që ka kaluar dhe asaj që ka ngelur deri në mbledhjen e ardhshme me 16 shkurt, do t’i shqyrtojnë mundësitë më të volitshme që autobusët publik me numër 9 dhe 19 të rikthehen në shërbim të qytetarëve, ndërsa kërkesë shtesë e jona ka qenë edhe shtimi i autobusëve me numër 12”, ka thënë për gazetën Koha, Qemal Musliu, koordinator i Këshilltarëve të BDI-së në Bashkinë e Shkupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat