Sot disa komuna të Shkupit do të jenë pa energji elektrike

Shkupi

Sot disa komuna të Shkupit do të jenë pa energji elektrike

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 07:49
Ilustrim

Pjesë të komunës Kisella Voda, Çair dhe Shuto Orizarë sot do të mbesin pa energji elektrike.

Prej orës 9.00 deri në orën 13.30, pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e rrugës “Partinzanski pat” në lagjen Draçev, nga ora 09.00 deri në orën 15.00, pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve në rrugën “Çairska” numër 19 drejt rrugës “Petar Gorgiev”, rruga “Çairska” numër 29 drejt të njëjtës rrugë, dhe rrugët “Otokar Kershovani”, “Petar Georgiev”, “372”, “Çairska” numër 17 dhe “Kërste Misirkov”.

Nga ora 09.00 deri në orën 11.00, pa rrymë do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve në rrugën “Melniçka”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat