15 aksidente dhe mbi 16 të lënduar në fundjavë në Bashkinë e Shkupit

Shkupi

15 aksidente dhe mbi 16 të lënduar në fundjavë në Bashkinë e Shkupit

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 11:07
Ilustrim

Këtë fundjavë në Bashkinë e Shkupit kanë ndodhur 15 aksidente komunikacioni. Në një rast ka një të lënduar rëndë dhe pesë të tjerë më lehtë, ndëerkaq në aksidentet tjera janë lënduar edhe 16 persona tjerë.

Policia ka kryer ekspertizat e duhura në këto aksidente. Gjithashtu, gjatë kontrolleve në komunikacion policia ka ndërmarrë masa ndëshkuese në 107 raste për shkak të shpejtësisë së madhe.

Në 14 raste shoferët kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, 9 të tjerë kanë kaluar në të kuqe në semafor, 48 raste nuk kanë patur patent shoferi. Janë sanksionuar 14 kalimtarë të cilët nuk e kanë respektuar sinjalistikën e kalimit në semafor, ndërkaq janë hasur edhe 76 parkime të parregullta.

Me ndihmën e karrotrecit janë mënjanuar 92 automjete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat