Dhjetë aksidente u regjistruan për ditën e djeshme në qytetin e Shkupit. Tre prej tyre kanë rezultuar me dëme dhe gjendje të rënda shëndetësore, ndërsa 7 aksidente tjera kanë vetëm dëme materiale.
Policia e komunikacionit ka dënuar 12 ngasës të cilët kanë vozitur me shpejtësi më të madhe se sa që lejohet. Pesë ngasës kanë kaluar në semafor të kuq dhe një ngasës është dënuar për shkak të vozitjes në gjendje të dehur.
Është dënuar gjithashtu edhe një vozitës për shkak se ka vozitur pa leje, dhe një tjetër për shkak se ka vozitur automjet pa regjistrim.
Ndërsa me mjetin merimangë janë hequr 69 automjete.