Organizohet manifestim tradicional ‘Qyteti prej dëbore’ në Kodrën e Diellit

Shkupi

Organizohet manifestim tradicional ‘Qyteti prej dëbore’ në Kodrën e Diellit

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 08:43
Qyteti prej dëbore

Qendra kulturore e fëmijëve ‘Karposh’-Shkup prej sot deri më 25 shkurt në Kodrën e Diellit do të organizojë manifestimin tradicional për fëmijë ‘Qyteti prej dëbore’. Prej 25 shkurtit do të organizohet edhe ‘Karvani-Kodra e Diellit 2017’-eksursion njëditor në Qytetin prej dëbore.

Ndërtuesit e Qytetit prej dëbore janë nxënësit e shkollave fillore nga Shkupi, Gjevgjelia, Vinica dhe Tetova. Ata do të akomodohen në hotelin ‘Slavija’ ELEM, me të cilin QKF ‘Karposh’ bashkëpunon në organizimin e manifestimit.

Qyteti prej dëbore do të hapet për vizitorët më 25 shkurt në orën 11:00, ku do të paraqiten ndërtuesit e tij dhe drejtoresha e QFK ‘Karposht’ Ruzha Gjeorgjeska. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat