Në 24 orët e kaluara 11 aksidente trafiku në Shkup

Shkupi

Në 24 orët e kaluara 11 aksidente trafiku në Shkup

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 10:40
Ilustrim

Në Shkup dhe rajon, gjatë 24 orëve të kaluara kanë ndodhur gjithsej 11 aksidente trafiku, njofton SPB në Shkup.

Në dy aksidente pa pasur të lënduar, ndërsa në të tjerët janë konstatuar vetëm dëme material. Me automjetin special “karrotrec” janë larguar 81 automjete.

Dje nga ana e policisë së komunikacionit janë sanksionuar 28 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, dy nuk kanë respektuar sinjalistikë rrugore, si dhe 18 shoferë e kanë drejtuar automjetin pa dokumentacionet e nevojshme. Janë sanksionuar edhe katër këmbësorë, të cilët kanë kryer kundërvajtje në baza të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat