Shtetasit e Kosovës sulmohen fizikisht në Shkup

Shkupi

Shtetasit e Kosovës sulmohen fizikisht në Shkup

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Ministria e punëve të brendshme të Maqedonisë (MPB) njofton se ka ndodhur një incident ndërmjet një grupi shtetasish të Maqedonisë dhe pesë shtetasve nga Kosova.

Sipas MPB-së, T.U (24) nga Ferizaj, gjatë qëndrimit të tij në Shkup bashkë me shokët e tij (R.U), (F.U), (A.M) dhe (R.U), janë sulmuar fizikisht nga një grup të rinjsh nga Maqedonia, që më pastaj kanë ikur në drejtim të panjohur.

Rasti kandodhur më 26 shkurt (dje) rreth orës 17:00. Pak më vonë, Policia ka ndaluar në stacionin policor Qendër, C.N (19), A.Z (19), N.M (19), dhe dy të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeçare. Pas marrjes së deklaratave të tyre, të miturit janë liruar, kurse të tjerët janë mbajtur për procedurë të mëtutjeshme.

Janë ndërmarrë masa shtesë për sqarimin e plotë të rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat