Ambasada e SHBA-së: Mbështesim qëndrimet e Hahn-it dhe Stoltenberg-it

Shkupi

Ambasada e SHBA-së: Mbështesim qëndrimet e Hahn-it dhe Stoltenberg-it

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 17:31
Ambasada e SHBA-së në Shkup

Ambasada e SHBA-së në Shkup porositë se partitë duhet të respektojnë proceset dhe institucionet demokratike.

“Ne jemi dakord me qëndrimet e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe Komisionerit për Zgjerim dhe Fqinjësi Johannes Hahn në lidhje me formimin e qeverisë. Të gjitha partitë duhet të respektojnë proceset dhe institucionet demokratike dhe të përqëndrohen në angazhimin e tyre të përbashkët – për të zbatuar reformat kyçe.

Vetëm në këtë mënyrë Maqedonia do të avancohet në objektivat e saj strategjike për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian, diçka që Shtetet e Bashkuara e mbështesin gjatë kohë. Kjo është në përputhje me deklaratat tona të mëparshme dhe deklarata e ambasadorit (Jess) Bailey, e dhënë në një intervistë për “Sitel” më 18 shkurt, thonë nga Ambasada amerikane në pyetjen e Metës sesi i komentojnë deklaratat e Stoltenberg dhe Hahn. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat