Dhunë në protestën kundër kërkesave të partive shqiptare, ja si u rrahën gazetarët

Shkupi

Dhunë në protestën kundër kërkesave të partive shqiptare, ja si u rrahën gazetarët

Më: 1 mars 2017 Në ora: 08:32
Një gazetar dhe kameramani i tij janë sulmuar gjatë protestës së mbrëmshme në Shkup

Mijëra maqedonas kanë marrë pjesë mbrëmë në protestën e dytë kundër kërkesave të partive shqiptare, që gjuha shqipe të bëhet gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni.

Protestat në kryeqytetin Shkup dhe në qytetet e tjera, përsëri janë udhëhequr nga partia WMRO-DPMNE, që ishte në qeveri për disa vite, e cila i kundërshton kërkesat për instalimin e dygjuhësisë, meqë sipas saj, kjo e ndanë unitetin e vendit.

Protesta në Shkup u përshkrua me dhunë derisa gazetari Aleksandar Todeski dhe kameramani Vladimir Zelceski, nga rrjeti A1on, u sulmuan derisa raportonin për protestën, ka njoftuar Balkan Insight.

Shqiptarët në Maqeodni përbëjnë afro një të katërtën e 2.1 milionë banorëve, ndërsa aktualisht gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në disa komuna me popullatë shumicë shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat