Edhe sonte maqedonasit në Shkup po protestojnë kundër shqiptarëve

Shkupi

Edhe sonte maqedonasit në Shkup po protestojnë kundër shqiptarëve

Më: 2 mars 2017 Në ora: 20:04
Protesta në Maqedoni kundër platformës shqiptare

Kanë vijuar edhe sot protestat kundër platformës shqiptare nga të ashtuquajturit “Iniciativa për Maqedoni të përbashkët”. Përveç në kryeqytet sot janë mbajtur protesta edhe në 12 qytete të tjera të vendit.

Ndërkaq, sa i përket protestës së një ditë më parë nga Ministria e Brendshme njoftuan se janë shënuar dy incidente dhe se policia ka ndërmarr të gjitha masat për zbardhjen e ngjarjeve dhe zbulimin e autorëve.

Ndërkohë ambasada e fëmijëve “Megjashi” iu bëri thirrje organizatorëve dhe partive politike të mos lejojnë pjesëmarrjen e fëmijëve në protesta për të shmangur pasojat negative dhe traumat e mundshme tek ata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat