Bulevardi ”Boris Trajkovski” në Shkup do të jetë i bllokuar gjatë fundjavës

Shkupi

Bulevardi ”Boris Trajkovski” në Shkup do të jetë i bllokuar gjatë fundjavës

Më: 3 mars 2017 Në ora: 11:34
Ilustrim

Bashkia e Shkupit ka informuar se gjatë fundjavës njëri ndër bulevardet më të frekuentuara në kryeqytet do të jetë i mbyllur për qarkullim për shkak të ndërtimeve në të.

Gërmimet do të kryhen gjatë të gjithë bulevardit për shkak të instalimit të rrymës elektrike në disa projekte të reja në këtë rrugë.

Përndryshe, kjo rrugë e lidh kryeqytetin me fshatërat përreth. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat