Vazhdojnë protestat kundër gjuhës shqipe

Shkupi

Vazhdojnë protestat kundër gjuhës shqipe

Më: 3 mars 2017 Në ora: 17:32
Protestat kundër gjuhës shqipe, Maqedoni

Mijëra vetë kanë protestuar në Shkup për të dytën natë radhazi, kundër marrëveshjes politike që do të siguronte përdorim më të gjerë zyrtar të gjuhës shqipe.

Platforma e gjuhës është parakushti i paktit mes Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë dhe Bashkimit Demokratik për Integrim, për krijimin e një koalicioni qeverisës.

Por kundërshtia e një pjese të maqedonasve u pa qartë me marshimin drejt ndërtesës së Parlamentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat