Aksion për pastrimin dhe dezinfektimin e kontejnerëve në Bashkinë e Shkupit

Shkupi

Aksion për pastrimin dhe dezinfektimin e kontejnerëve në Bashkinë e Shkupit

Më: 9 mars 2017 Në ora: 11:35
Kontejnera nëntokë të vendosura në Bashkinë e Shkupit.

NP ‘Higjiena Komunale’ Shkup ka filluar aksionin për pastrim dhe dezinfektim të kontejnerave nëntokë të vendosura në Bashkinë e Shkupit.

Gjatë aksionit do të bëhet pastrimi dhe dezinfektimi i 113 kontejnerëve nëntokë, të vendosura në 40 vende, edhe atë në komunën Kisella Vodë, Qendër, Aerodrom, Gazi Babë dhe Çair, kumton ‘Higjiena Komunale’.

Pastrimi bëhet me ndihmën e cisternave, përmes ngritjes së platformës, përderisa dezinfektimi i platformës dhe enëve nëntokë bëhet me dorë.

Nga ndërmarrja bëjnë thirrje te të gjithë qytetarët që të mos i parkojnë veturat e tyre para platformave të enëve në nëntokë për hedhje të mbeturinave, sepse në atë mënyrë pamundësojnë qasjen e veturave për zbarzjen dhe pastrimin e këtyre kontejnerëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat