Fillon burgosja nga Prokuroria Speciale Publike

Shkupi

Fillon burgosja nga Prokuroria Speciale Publike

Më: 9 mars 2017 Në ora: 22:14
Sead Koçan

Këshilli Penal i Gjykatës Thmelore – Shkupi 1, ka urdhëruar që të arrestohet biznesmeni Sead Koçan. Sipas medias sllavomaqedone TV Telma, Gjykata ka lëshuar urdhër i cili ka hyrë në fuqi menjëherë.

Kjo vjen pasi Këshilli Penal ka pranuar ankesën e Prokurorisë Speciale, e cila është dorëzuar pas vendimit të parë të gjykatës për arrestim.

Këshilli sot vendosi se gjitha kushtet për arrestim janë plotësuar, gjegjësisht ka pranuar propozimet e PSP-së, se nëse Koçan mbetet në liri mund të ikë, të ndikojë tek gjykatësit ose të zhdukë provat nga rasti “Trust”.

Në lëndën “Trust” janë të dyshuar tre persona fizik dhe tre juridik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat