Nesër pa rrymë më shumë fshatra të rrethit të Shkupit

Shkupi

Nesër pa rrymë më shumë fshatra të rrethit të Shkupit

Më: 12 mars 2017 Në ora: 15:40
Ilustrim

Siç bëjnë të ditur nga Qendra për Menaxhim me Kriza të qytetit të Shkupit ,nesër do të ketë ndërprerje të enegjisë elektrike në disa pjesë të Shkupit për shkak të defekteve teknike në rrjetën elektrike.

Nesër prej orës 8:45 deri në orën 9:45, banorët e fshatrave Kuçevishte, Brest, Ljubanci, Malino, Mirkovci, Tanushevci dhe Pobozhje, do të ngelin pa energji elektrike.

Nga ora 9 deri në orën 11:30 , pa energji elektrike do të ngelin banorët e rrugës 474, objektet në afërsi të kishës “Shën Petka”, kurse prej orës 9 deri në orën 12, banorët e rrugës Video Smilevski Bato.

Në periudhën kohore prej orës 9 deri në orën 13, pa energji elektrike do të ngelin banorët e rrugës Franjo Kluz. Prej orës 9 deri në orën 15 banorët e rrugës Brsjaçka buna, Pelagonija dhe Zletovska kurse prej orës 9 deri në orën 16 , banorët e fshatrave Gamalevo, Ticoviça, Gradovci dhe Dejkovec të komunës Zelenikovo.

Po ashtu, pa energji elektrike do të ngelin edhe pjesë të fshatrave Volkovë dhe Kuçkovo në përiudhën kohore prej 10:30 deri në orën 12:30.

Prej orës 11:30 deri në orën 12:30 , pa energji elektrike do të ngelin banorët e rrugës Partenie Zografski kurse prej orës 13 deri në orën 15, banorët e rrugës Kavalska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat