Nesër disa pjesë të Shkupit do të mbeten pa energji elektrike

Shkupi

Nesër disa pjesë të Shkupit do të mbeten pa energji elektrike

Më: 15 mars 2017 Në ora: 23:09
Ilustrim

Pa energji elektrike nesër në periudhën prej ora 08:05 deri në 09:30 do të jenë përdoruesit e bulevardit “Aradhat partizane” numër 32, 34, 35 dhe 54 deri 60, ndërsa nga ora 10:00 deri në 15:00 përdoruesit e rrugës “Divizioni i 50-të” në Komunën Qendër.

Siç informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza nga Bashkia e Shkupit për shkak të aktiviteteve teknike në rrjetin e energjisë elektrike nesër pa energji elektrike në periudhë prej ora 09:00 deri në 14:00 do të mbeten edhe përdoruesit e një pjese të fshatit Kondovë, ndërsa nga 09:20 deri në 13:00 përdoruesit e fshatit Rashçe në Komunën e Sarajit.

Pa energji elektrike nesër nga ora 09:00 deri në orën 15:00 do të jenë përdoruesit e rrugëve “Bërsjaçka buna”, “Zletovska” dhe “Nov zhivot ” në Komunën e Shuto Orizarë.

Nga ora 09:00 deri 13:00 pa energji elektrike nesër do të mbesin konsumatorët e rrugës “Metodija Shatorov Sharlo” numri 5a, 7, 9 dhe 11, dhe nga ora 00:20 deri në 12:00 përdoruesit e një pjesë të rrugëve “23 Tetori,” dhe “Bojmija” në Komunën e Aerodromit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat