Bashkia e Shkupit premton se nuk do ta shkatërrojë gjelbërimin me vendosjen e Luna parkut

Shkupi

Bashkia e Shkupit premton se nuk do ta shkatërrojë gjelbërimin me vendosjen e Luna parkut

Më: 22 mars 2017 Në ora: 11:09
Bashkia e Shkupit

As 84.070, as edhe 40.000 metër katrorë nuk do të shkatërrohet. Bashkia e Shkupit sot ka dalë me informacionin se parku i ardhshëm për lojëra në Parkun e Qytetit do të përfshijë sipërfaqe rreth 24 mijë metre katrorë, me çka njëkohësisht i demanton se do të shkatërrohet një pjesë e gjelbërimit për tu ndërtuar Luna Parkut.

‘Bashkia e Shkupit i injoron të gjitha spekulimet në lidhje me ndërtimin e Luna parkut të ri, ku thuhet se ndërtimi i së njëjtës do të shkatërrojë mbi 59.000 metre katrorë’, kumtojnë nga administrata e Bashkisë.

Nga atje thonë se parku i ri zbavitës do të kushtojë rreth 400 milionë denarë, gjegjësisht rreth 6.5 milionë euro. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat