Tetë aksidente trafiku dje në Shkup, lëndohet rëndë një motoçiklist

Shkupi

Tetë aksidente trafiku dje në Shkup, lëndohet rëndë një motoçiklist

Më: 28 mars 2017 Në ora: 10:31
Ilustrim

Një motoçiklist ka pësuar lëndime të rënda, në njërin nga tetë aksidentet e trafikut që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit.

Në tre aksidente tjera të trafikut kanë pësuar lëndime të lehta tre persona kurse në katër ka pasur vetën dëme materiale, informojnë nga SPB-ja e Shkupit.

Policia, dje ka sanksionuar pesë vozitës sepse nuk kanë respektuar rregullat e trafikut në udhëkryq, tre për shkak se kanë qarkulluar me automjet nën ndikimin e alkoolit, dy sepse nuk kanë respektuar sinjalistikën rrugore, tetë nuk kanë pasur rrypin e sigurise apo kanë qenë duke e përdorur celularin gjatë ngarjes së makinës, kurse shtatë vozitës janë sanksionuar për shkak të mos posedimit të dokumentacioneve për qarkullim në trafik. Gjithashtu janë hasur edhe 57 automjete që nuk kanë qenë të parkuara ligjërisht.

Karrotreci ka larguar nga kumunikacioni gjithsejt 59 automjete që kanë qenë pengesë për mbarëvajtjen e trafikut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat