Spitali ”8 Shtatori” në Shkup përballet me mungesë të stafit mjekësor

Shkupi

Spitali ”8 Shtatori” në Shkup përballet me mungesë të stafit mjekësor

Më: 30 mars 2017 Në ora: 10:49
Spitali ”8 Shtatori”

Spitali ”8 Shtatori” në Shkup, që vërshohet nga një numër i madh pacientësh nga e tërë Maqedonia, ka mungesë të theksuar të stafit mjekësor.

Nga 1 prilli, do të punojnë vetëm tre salla operacioni, nga shtatë të këtilla. Pacientët do të kthehen në shtëpi. Sipas Nova Tv, drejtori i spitalit ka paralajmëruar me kohë këtë situatë, por ka hasur në vesh të shurdhër.

Spitali ka nevojë për pranimin e 180 infermierëve, duke mos i përfshirë laborantet dhe fizioterapeutet. Vitin e kaluar vetëm 6o infermierë morën përgjigje pozitive për punësim. Konkursi dështoi për shkak se, siç thotë Nova Tv, Ministria e shëndetësisë nuk i dërgoi tekstet për verifikimin e kandidatëve. Pas kësaj, dështoi edhe pajtimi financiar, kështu që spitali mbeti pa staf mjekësor.

Nga ana tjetër, ikja masovike e infermierëve për në Gjermani dhe Austri, e vështirëson gjetjen e stafit të duhur. Gjithashtu, 80 infermierë kanë mbetur pa punë për shkak të reformave në shëndetësinë primare.

Ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov, deklaroi në vitin e kaluar se do të ketë 350 puënsime të reja, por nuk ka asnjë informacion, nëse është punësuar dikush.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat