Ngjyrosje dhe zbukurim i vezëve në Shkup

Shkupi

Ngjyrosje dhe zbukurim i vezëve në Shkup

Më: 15 prill 2017 Në ora: 11:32
Vezet

“Të ngjyrosim vezët më të mëdha të Pashkëve” është moto nën të cilën, sot prej orës 12 deri 16 në hapësirat e qendrës tregtare “Vero” në Shkup do të mbahen aktivitete për më të rinjtë, me rastin e festës së Pashkëve.

“Fëmijët, por edhe prindërit e tyre do të mund të kyçen në ngjyrosjen dhe zbukurimin e vezëve, të cilat do të ekspozohen në hapësirat e qendërs. “Vero” organizon këtë manifestim, me qëllim që t’i njoftoj më mirë fëmijët me ngjyrosjen e vezëve, por edhe të pasurojë frymën festive në familjet të cilat festojnë”, thonë nga organizatorët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat