Festë në Shkup për fitoren e Erdoganit

Shkupi

Festë në Shkup për fitoren e Erdoganit

Më: 17 prill 2017 Në ora: 00:11
Presidenti Erdogan ka marrë vazhdimisht mbështetje nga qytetarët e Maqedonisë.

Referendumi në Turqi është përcjellë me vëmendje edhe nga qytetarët në Maqedoni, duke i dhënë një mbështetje reformave kushtetuese. Qindra qytetarë pasdite u mblodhën në Çarshinë e Shkupit për të ndjekur drejtpërdrejt rezultatet dhe për të festuar për fitoren. Qytetarët e anketuar më herët, deklaruan se e mbështesin presidentin turk Erdogan, pasi ai është lideri i vetëm që mbështet myslimanët në të gjithë botën.

Në përfundim të numërimit të kutive, shtohej numri i qytetarëve që dolën për të festuar për siç thonë ata, fitoren e presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Presidenti Erdogan ka marrë vazhdimisht mbështetje nga qytetarët e Maqedonisë edhe gjatë cilëve zgjedhore në Turqi, por edhe gjatë puçit të dështuar të vitit të kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat