Carl Bild viziton Shkupin

Shkupi

Carl Bild viziton Shkupin

Më: 17 prill 2017 Në ora: 14:12
Carl Bild

Ish-shefi i diplomacisë suedeze dhe ish-përfaqësuesi i BE-së në Bosnjë e Hercegovinë Carl Bild, në profilin e tij në Twiter publikoi se sot vjen për vizitë në Shkup.

“Fundi i krizës kushtetuese në Shkup, nuk është në horizont. Duket se dallimet në qëndrimet janë më të thella. Situata është e rëndë”, thekson Bild, i cili është ish i dërguar evropian i Ballkanit.

Ai nuk thekson hollësi për vizitën në Shkup dhe për takimet e mundshme.

Bild tani është bashkë-kryesues me Këshillin Evropian për Punë të Jashtme, organizatë joqeveritare, e cila merret me analiza politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat