Debat në Shkup për krizën me emigrantët

Shkupi

Debat në Shkup për krizën me emigrantët

Më: 22 prill 2017 Në ora: 10:19
Emigrantët në Madqoni

“Evropa dhe kriza me emigrantët – ballafaqimi me arsyet dhe pasojat” është tema e debatit që sot në Shkup e organizon Lëviza Evropiane në Maqedoni (LEM).

“Për nder të shënimit të Ditës së Evropës 2017, LEM tanimë disa vite me radhë organizon seri të debateve, duke forcuar dhe promovuar vlerat evropiane. Në atmosferë spontave diskutohen çështje, për të cilat opinioni tregon interes të lartë. Një nga çështjet që opinioni vazhdon të jetë i shqetësuar është edhe kriza me refugjatët, e cila shumë shpesh lidhet me – bartjen e pasojave, ikja nga katastrofa humane dhe të tjera”, thonë nga LEM.

Në debat pritet të marrin pjesë Martin Bezak – ambasador i Sllovakisë, Sonja Bozhinovska – shefe e zyrës së IOM në Maqedoni dhe Sait Saiti – sekretar i përgjithshëm i Kryqit të Kuq në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat