Hoyt Yee viziton Shkupin në fillim të muajit maj

Shkupi

Hoyt Yee viziton Shkupin në fillim të muajit maj

Më: 26 prill 2017 Në ora: 09:51
Hoyt Yee

Ambasada amerikane në Shkup bën të ditur se zv. ndihmës sekretari shtetëror amerikan për Evropë, Bryan Hoyt Yee, do të vizitojë Shkupin më 1 maj të këtij viti.

Hoyt Yee do të realizojë takime me politikanët për statusin e formimit të Qeverisë, për marrëdhëniet dypalëshe dhe për reformat e nevojshme në procesin e integrimit euro-atlantik, thuhet në njoftim.

Përndryshe, Deparamenti amerikan i shtetit shprehu javën e kaluar shqetësime për gjendjen politike në Maqedonidhe kërkoi që të formohet qeveria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat