Gjenden dy të vdekur në rajonin e Shkupit

Shkupi

Gjenden dy të vdekur në rajonin e Shkupit

Më: 26 prill 2017 Në ora: 17:33
Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) bën të ditur se në dy raste të ndara në Shkup janë gjetur dy persona të vdekur, të gjinisë mashkullore.

Trupi i një 27 vjeçari është gjetur dje në një objekt në ndërtim në komunën Kisella Vodë të Shkupit. Bëhet fjalë për G.B (27) nga Shkupi, ndërkaq trupi i tij është dorëzuar për obduksion.

Ndërsa sot në mëngjes është gjetur trupi i një të panjohuri në një trafostacion të EVN-së në afërsi të Opers dhe Baletit të Maqedonisë. Trupi është dorëzuar për obduksion, kurse policia ka ndërmarrë masa për ndriçimin e të dy rasteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat