Mësuesi maqedonas godet nxënësin, duke i thënë se kështu është rrahur Ziadin Selën

Shkupi

Mësuesi maqedonas godet nxënësin, duke i thënë se kështu është rrahur Ziadin Selën

Më: 3 maj 2017 Në ora: 02:25
Shkolla fillore “Kuzman Shapkarev” në Draçevë të Shkupit

Një mësues i shkollës fillore “Kuzman Shapkarev” në Draçevë të Shkupit ka rrahur nxënësin e tij, pasi që ai me shokët e tjerë po talleshin duke improvizuar ngjarjen e rrahjes së deputetëve më 27 prill.

Dejan Karanfiloski, babai i djalit të rrahur thotë se derisa nxënësit po talleshin, ngjarjen e ka parë arsimtari i informatikës, i cili e ka goditur djalin e tij duke i thënë se kështu e kanë rrahur Ziadin Selën.

“Në një moment i është afruar arsimtari dhe i ka thënë djalit tim se ti je LSDM, e përgjigja ka qenë po. Më pastaj ai e ka goditur me shuplaka duke i thënë se kështu është rrahur Ziadin Sela”, ka shpjeguar Karanfiloski. Prindi ka kërkuar që shkolla të ndërhyjë në këtë rast, që është paraqitur edhe në polici.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat