Banorët e dëmtuar nga përmbytjet në Shkup mbeten në udhëkryq

Shkupi

Banorët e dëmtuar nga përmbytjet në Shkup mbeten në udhëkryq

Më: 6 maj 2017 Në ora: 19:31
Permbytjet ne Shkup

Banorët e zonave të përmbytura të cilët qëndrojnë në konviktin Tome Serafimovski Siniç, kanë ngelur në udhëkryq pas vendimit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për të lëshuar këtë konvikt. Alsat vizitoi shtëpitë e dy familjeve Mahmuti dhe Rushani në Hasanbeg. Ata thonë se s’kanë kushte elementare për t’u kthyer në shtëpitë e tyre.

“Ne po blejmë vetë dhe po gatuajmë vetë, kemi nevoj për pak para se vështirë është këtu ne konvikt, 2300 euro kemi marrë nga shteti më shumë jo dhe se dijë se çka të them më shumë vetëm zoti të na ndihmon. Vetëm për ta lyer na ka ngelur shtëpia, tash edhe ndihma sociale nuk marrim”.

Edhe shtëpia e familjes Rushani ka ngelur e pa përfunduar. Fadil Rusnai me anëtarët tjerrë të familjes jeton në konvikt ndërsa nuk ka as të holla dhe as mundësi që të rregulloj shtëpinë e tij.

“Shtëpia më ka ngelur e pa ndërtuar, po të kisha të holla do të regulloja, nuk kam të holla dhe ka ngelur në këtë gjendje. Nuk kam edhe ku të shkojë me familje, nga shteti kemi marrë diçka po nuk mbërtinë ata që të ndërtojmë shtëpi”.

Vetëm në Konviktin Tome Stefanovski Seniç janë të vendosur rreth 80 persona, ndërsa shumë familje tjera janë të vendosur me qira. Sipas vendimit të fundit i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale deri më 1 prill të gjithë banorët është dashur të lëshojnë konviktin në Aerodrom.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat