Sot në Shkup shënohet ”Dita e Arsimit Financiar”

Shkupi

Sot në Shkup shënohet ”Dita e Arsimit Financiar”

Më: 8 maj 2017 Në ora: 09:38
Ilustrim

Nën organizimin e Trupit Koordinues për institucionet rregullatore për arsimim financiar në Maqedoni, sot në Parkun e Qytetit në Shkup do të shënohet ”Dita e arsimit financiar”.

Sipas AIM-së, qëllimi i këtij aktiviteti është kontributi drejt forcimit të vetëdijes së përgjithshme për atë se sa është nevoja e arsimimit financiar dhe cilat janë përfitimet nga njohuritë e këtilla.

Përndryshe, ky trup koordinues është i përbërë nga Banka Popullore e Maqedonisë, Ministria e Financave, Agjencia për pengimin e korrupsionit, Komisioni për Letra me Vlerë dhe Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimit të financave Kapitale Pensionale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat