Vazhdojnë protestat në Shkup

Shkupi

Vazhdojnë protestat në Shkup

Më: 8 maj 2017 Në ora: 19:20
Protestat në Shkup

E ashtuquajtura nisma “Për Maqedoni të përbashkët”, ka vazhduar protestat edhe sot, me marshimin e njëjtë dhe me kërkesat e njëjta.

Ashtu sikurse VMRO-DPMNE-ja edhe organizatorët e protestës kërkojnë zgjedhje të reja parlamentare, ndërsa nuk kanë munguar edhe sulmet ndaj deklaratës së përbashkët të partive shqiptare.

Njëri nga organizatorët e protestës, Bogdan Ilievski tha se nuk ka mandat për platformën e Tiranës dhe i bëri thirrje presidentit Geroge Ivanov që të mos bie pre e presioneve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat