Vazhdojnë protestat antishqiptare

Shkupi

Vazhdojnë protestat antishqiptare

Më: 9 maj 2017 Në ora: 19:19
Protesta e iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”

Protesta e iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”, ka vazhduar edhe sot në ditën e 72-të me radhë.

Organizatorët protestuan para zyrës së BE-së në Shkup. Sipas tyre, protesta para kësaj ndërtesë ka për qëllim të tregojë se akoma ka maqedonas që luftojnë për të drejtat e tyre.

Ata përsëritën kërkesat e tyre për mos zbatimin e platformës së përbashkët të partive shqiptare, duke paralajmëruar kështu edhe iniciativë deri në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së kreut të ri të Kuvendit Talat Xhaferi. Protestat do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat