Në Shkup mbahet konferencë rajonale për punë sociale

Shkupi

Në Shkup mbahet konferencë rajonale për punë sociale

Më: 11 maj 2017 Në ora: 09:18
Ilustrim

Asociacioni i studentëve të punës sociale organizon Kongresin e pestë rajonal të studentëve të punës sociale që do të mbahet në Fakultetin filozofik në Shkup.

Sipas AIM-së, në kongres, studentë nga tetë qytete të rajonit do të prezantojnë punimet e tyre në tre tema: ”Sfidat me të cilat përballet punëtori social në punë me bashkësitë e margjinalizuara”, ”Pjesëmarrja e të rinjve në krijimin e politikave sociale” dhe ”Puna sociale në kontekst të mbrojtjes së fëmijëve nga keqpërdorimi”.

Aktiviteti do të mbahet nga sot e deri më 14 maj të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat