Digjet një automjet në Shkup

Shkupi

Digjet një automjet në Shkup

Më: 11 maj 2017 Në ora: 17:21
Ilustrim

Një automjet ‘Yugo’ me targa nga Kumanova është kapluar nga flaka kur pronari ka tentuar ta nisë me shtyrje në garazhet nëntokësore tek klinika e syve ‘Sante plus’ në Shkup.

Automjeti ka qenë pronësi e 37-vjeçarit S.V. nga Shkupi, ndërsa është kapluar nga flaka rreth orës 10.

S.V. së bashku me bashkëshorten janë paraqitur në kontroll mjekësore në Klinikën për toksikologji, për shkak se gjatë përpjekjes që ta shuajnë zjarrin kanë thithur sasi të madhe të tymit.

Ekipi i Brigadës për Mbrojtje nga Zjarri ka marrë masa për fikjen e zjarrit. Po hetohen dëmet dhe arsyet për shkaktimin e zjarrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat