Vendosen tabela informuese në Shkup, nuk mungon gjuha shqipe

Shkupi

Më: 19 maj 2017 Në ora: 14:56
Tabela informuese në Shkup

Për promovimin e objekteve kulturore-historike dhe për orientim më të lehtë të qytetarëve dhe të turistëve, Qyteti i Shkupit ka vendosur tetë tabelat njoftuese, në tetë lokacione në qendër të qytetit.

Si pjesë e projektit “Vendosje e tabelave turistike njoftuese” të vendosura në tetë shtylla me nga tre tabela njoftuese, të cilat do t’ju shërbejnë vizitorëve dhe qytetarëve më lehtë të orientohen dhe ta vizitojnë objektin e dëshiruar kulturor-historik ose lokalitetet në rajonin qendror të qytetit.

Tabelë turistike njoftuese është vendosur midis hotelit “Holide In” dhe urës, të Sheshit “Maqedonia”, Urës së Gurit dhe Çarshisë së Vjetër të Shkupit, pastaj në rrugën “Maqedonia” te “Rekordi”, Shtëpia Përkujtimore e Nënë Terezës, Muzeu i Qytetit të Shkupit dhe Çarshia e Vjetër e Shkupit.

Nga Qyteti i Shkupit informojnë se tabela turistike janë vendosur edhe në “Rruga Maqedonia”, vendi për këmbësorë në rr. “Dame Gruev”, Muzeu i Qytetit të Shkupit, Shtëpia Përkujtimore e Nënë Terezës dhe Ura e Gurit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat